Konfirmohet pozitiv me koronavirus shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore. Sipas ABC News, i infektuar ka rezultuar edhe një punonjës bashkie.

Ndërkaq, në Berat rezultojnë të infektuar një mësues tek “Bab Duda”, një nxënës në shkollën “Ajet Xhindole” dhe tre edukatore te “10 Korriku”.

Po ashtu i infektuar gjatë orëve të fundit në Berat rezulton edhe një dentist. Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një numër rekord të infektuarish, ndërkohë që është rritur edhe numri i testimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re