Një mjeke neurologe ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mjekja, që punon në Berat, mësohet se është infektuar nga bashkëshorti i saj, që punon në spitalin Covid-2 në Tiranë dhe që është infektuar pesë ditë më parë.

Pas infektimit të mjekes neurologe, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit dhe kanë mbyllur Repartin e Neurologjisë ku punonte mjekja, ndërkohë që janë karantinuar edhe dy mjekë dhe gjashtë infermierë të këtij reparti, që do ti nënshtrohen kryerjes së tamponit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re