Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka listuar ditën e sotme të gjitha arsyet përse njerëzit e infektuar me Covid-19 refuzojnë të shtrohen në spitale, duke përjashtuar mundësinë që kjo vjen si pasojë e denoncimeve të familjarëve.

Sipas Manjanit, njerëzit kanë frikë të shkojnë në spitale, sepse kanë dëgjuar që kur infektohen vetë doktorët shkojnë të kurohen jashtë shtetit, dëgjojnë që familjarët dërgojnë ushqime në spitale, dëgjojnë për pacientë që hidhen nga katet e spitaleve, etj.

Postimi i plotë:

Njerëzit masivisht refuzojnë trajtimin spitalor, jo se kanë dëgjuar denoncimet e familjarëve, por thjesht janë parë lajmet, ku më të spikaturat janë:

Hidhet nga dritarja pacienti x.
Intubohet pacientix dhe vdes.
Infektohet mjeku x dhe vdes, ndërsa mjeky y dërgohet për kurim jashtë shteti.
Pacientët parkohen në autoambulanca.
Familjarët çojnë ushqime tek dera e spitalit.
Kapen sanitare e infermiere që kërkojnë para.
Zbardhen përgjimet ku pacienit x kërkon ushqim…
Skanerit i është fikur llampa.
Do vendosim ne kush do marrë shërbim e kush jo- ministre e shëndetësisë..
Në spital ska më vende.
Respiratorët nuk mjaftojnë…

Mjaftojnë besoj të gjitha këto tituj lajmesh për t’u bindur që nuk mund të shkohet në spital. Shumica, për të mos thënë të gjithë, mendojnë se të bëhet ç’të bëhet më mirë në shtëpi. Të paktën, me vetëdije kështu mendojnë…

Ndaj ato dy vajzat që denoncuan spitalin për vdekjen e babait të tyre, nuk kanë përhapur asnjë informacion të rremë e as kanë bindur njeri të mos shkojë në spital.

Bindjen e ka krijuar tashnë vetë spitali dhe shëndetësia e rilindur.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re