Një nga të infektuarit ditën e sotme në qytetin e Elbasanit mësohet se është drejtoresha e kopshtit nr. 13 në këtë qytet.

Mësohet se gjithë stafi i këtij kopshti është karantinuar deri në marrjen e tamponëve.

Nuk dihet ende se si është infektuar ajo.

Ministria e shëndetësisë raportoi gjatë ditës së sotme se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 5 raste pozitive në këtë qytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re