Qyteti i Fierit ka regjistruar 1 rast të ri me Covid-19.

Mësohet se është infektuar një mësuese, banore e lagjes 15 tetori në Fier. Ajo është banore në një pallat me 2 të moshuar të konfirmuar me koronavirus.

Në këtë pallat jetojnë 20 familje. Bashkia e Fierit dhe Institucioni i Shëndetit Publik në këtë qytet janë alarmuar sepse mbetet enigmatike mënyra se si janë infektuar këta persona.

Ndërkohë në të njëjtën zonë në Fier është raportuar me koronavirus një ekonomiste e zyrës arsimore të këtij qyteti.

Sic raporton gazetarja Valbona Davidhi për ABC News, është duke u diskutuar vendosja e gjithë pallatit në karantinë deri sa të gjendet mënyra dhe të ndërpritet zinxhiri i infeksionit.

Sipas të dhënave rezulton se mësuesja e infektuar me koronavirus nuk ka patur kontakt me këta të moshuar dhe nuk dihet si është infektuar ajo ndërkohë që çifti i të moshuarve janë transportuar në spitalin infektiv pasi gjendja e tyre u rëndua.

Gjatë këtyre 24 orëve bashkia e fierit ka bërë disa herë dezinfektimin e pallatit ndërkohë që ka njoftuar se do të fillojë me dezinfektimin edhe në zonat përreth.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re