Skip to content

Infektohet punonjësi i Bashkisë Pogradec, një pjesë e stafit në izolim

Një punonjës i Bashkisë Pogradec ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kjo ka bërë që të izolohen edhe një pjesë e stafit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit në këtë bashki.

Për këtë arsye, kjo zyrë nuk ofron më asnjë shërbim për qytetarët.