Zbulohen detaje të reja në lidhje me të infektuarin e ditës së sotme në Elbasan, ku u konfirmuan dy raste të reja. Të infektuarit ishin një 62-vjeçar, shofer në një fasoneri, si dhe bashkëshortja e tij 60 vjeçe.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc News, se shoferi 62-vjeçari i prekur nga COVID-19, ka punuar me dy turne.

Mësohet se dy javët e fundit , ai ka transportuar rreth 200 punonjës çdo ditë për në fabrikë. Ndërkohë, sot në Elbasan janë marrë 13 tampone, kontakte të shoferit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re