Karantinimi në qytetin e Elbasanit është respektuar, shihen lëvizje të pakta ndonëse ka patur problematika për sa i përket furnizimit të farmacive me maska, është parë se në disa prej farmacive një maskë kushton 600 lekë të reja.
Ndërkohë Elbasani ka shënuar 2 persona të infektuar nga koronavirusi. Ata janë nëna dhe babai i një 35 vjeçari, të cilët jetojnë në Elbasan. Ndërkohë 35 vjeçari jeton në Tiranë. 35 vjeçari ka qenë në Itali ka ndenjur 4 ditë, më pas është kthyer në Tiranë.
Sic raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC News, 35 vjeçari i infektuar me koronavirus, ka në pronësi një call center në Tiranë, në të cilin janë të punësuar rreth 55 punonjës, të cilët në fakt banojnë në Tiranë, nuk është raportuar se në call center ka të infektuar. Kjo gjë i është bërë e ditur autoriteteve shëndetësore të cilët e kanë marrë parasysh këtë fakt.
Ndërkohë konfirmohet se i vëllai i tij i është nënshtruar testit dhe ka rezultruar negativ. Edhe një pjesë e familjarëve të tij i është nënshtruar testit dhe priten rezultatet e analizave.
Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë seriozisht këtë situatë pasi me sa duket kanë kuptuar që në ditët në vijim gjendja do të agravohet por kjo ka ndodhur vetëm sot pasi deri ditën e djeshme në Elbasan është parë që lokalet kanë qëndruar hapur dhe këndet e lojërave kanë qenë të populluara.
Këshillat mjekësore shëndetësore ka qenë se lëvizjet duhet të jenë shumë të kufizuara dhe të ruhet distanca prej 2 m nga njëri person në tjetrin. /abcnews.al