Pas studentëve edhe bluzat e bardha do të dalin në protestë. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar se në datë 20 dhjetor në orën 10:00 pranë QSUT të gjitha bluzat e bardha do të bashkohen dhe do të protestojnë kundër diskriminimit dhe politizimit të shëndetësisë.

 

Duke i kërkuar politikës që të qëndrojë larg, Shoqata e Infermierëve shprehet se ka ardhur koha që profesionit të bluzave të bardha t’I kthehet humanizmi.

 

Ata i kanë drejtuar Minsitrisë së Shëndetësisë 11 kërkesa për t’i plotësuar, ku mes të cilave kërkojnë rritje page, shpërblim dhe kushte më të mira pune.

 

Protesta e infermirerëve do të fillojë tek QSUT dhe më pas do të drejtohet drejt Ministrisë së Arsimit.

 

Zyrtare:

PROTESTA E BLUZAVE TE BARDHA

Te enjten 20 Dhjetor ora 10:00 prane QSUT te gjithe bluzat e bardha se bashku ne proteste kunder presioneve,kunder diskriminimit,kunder politizimit te Shendetesise

-Shperblim per fundviti

-Rritje page

-Kushte me te mira pune

-Siguri ne pune

-Protokollet e punes

-Shfuqizimin e gabimit mjekesore si veper penale

-Pagesa e diteve te fundjaves sipas ligjit

-Pagesa e diteve te festave sipas ligjit

-Stop koncesioneve ne kurriz te personelit Shendetesore

-Stop abuzimeve me punesime partiake

-Stop dhunes ndaj bluzave te bardha

Nga QSUT drejt Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale

Thyeje friken eja dhe ti…se bashku arrijme shume

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re