Skip to content

Infermierja që vodhi pacientin me Covid, e penduar në gjykatë: Jam e divorcuar me një fëmijë

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysi.

30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

30 vjeçarja u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka vjedhur lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo është shprehur përpara se e ka kryer gjestin për shkak të gjendjes së saj të keqe ekonomike pasi është e divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2 vjeçar.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i pacientit me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë.