Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë.

Sa më kërkuese fizikisht të jetë puna e një mashkulli, aq më të larta janë treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht numri i spermës, sipas gjetjeve të një studimi nga studiuesit nga Brigham and Women’s Hospital si pjesë e studimit EARTH të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit.

Faktori “mashkull” konsiderohet të jetë përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës.

Në këtë studim të veçantë, u analizua një kampion prej 377 burrash, ku së bashku me partneret e tyre kërkuan trajtim në qendrat e fertilitetit.

Bazuar në pyetësorët që u plotësuan nga burrat, u zbulua se ata që raportuan se ngrinin shpesh pesha ose lëviznin objekte të rënda në punë kishin 46% më shumë përqendrim të spermës dhe 44% më shumë spermë krahasuar me ata që bënin punë më pak të vështira fizike. Ata gjithashtu kishin nivele më të larta të testosteronit, si dhe estrogjenit.

Studiuesit vërejnë se ndërsa një lidhje midis aktivitetit fizik dhe fertilitetit mund të jetë gjetur tek burrat që kërkojnë trajtime të fertilitetit, nevojiten më shumë kërkime për të parë nëse këto gjetje shtrihen në popullatën më të gjerë mashkullore./Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re