2024 është viti kur Banka e Shqipërisë thotë se inflacioni do të jetë në objektiv rreth 3%. Ndërkohë në nëntor 2023 ky tregues ishte 3.9%. Për të arritur këtë objektiv Banka Qendrore parashikon edhe një tjetër rritje të normës së interesit të lekut. Por a do të ndihet ky objektiv i bankës në të ardhurat e familjeve shqiptare gjatë 2024?

“Inflacioni do të jetë edhe këtë vit treguesi që do të përcaktojë ecurinë ekonomike si dhe mirëqenien e familjeve. Edhe pse tregu po reflekton një rritje page, çdo e ardhur shtesë zerohet nga inflacioni, ndaj dhe ky tregues është i rëndësishëm. Unë mendoj se pavarësisht objektivit të bankës së Shqipërisë, një relaksim i çmimeve  do të mund të ndihet në 2025, nëse tregjet do të vijojnë me këtë qetësi”, – tha Brunilda Isaj, eksperte ekonomie, në emisionin “E-ZONE”.

Lexo edhe :Related Posts

Për shumë ekspertë ky vit parashikohet që të jetë me relaksues në drejtim të kostove të kredisë. Parashikimet janë që edhe Banka Qendrore Europiane të nisë nga rishikimi i politikës monetare, me tendencë ulje të normës së interesit për euron. Ndërkohë pritshmëritë edhe nga banka e Shqipërisë janë që ky vit nuk do të ketë shpeshtësinë e dy viteve të fundit të rishikimit të politikës monetare, por parashikohet të ketë një ndërhyrje për lekun, norma e të cilit është 3.25% /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re