Pedagogu Rezart Prifti në një lidhje Skype për Fax News u shpreh lidhur me projekt buxhetin e qeverisë dhe për krizën ekonomike duke u shprehur se defiçiti ishte i pritshëm në këto kushte.

Prifti tha se inflacioni do të rritet në shifra të frikshme dhe se këto rritje te pagave me 6% apo të ndihmës financiare janë të papërfillshme.

Ai tha se duhen një sërë reformash në mënyrë që të mos dëmtohet financiarisht konsumatori dhe se duke ditur kushtet ku jemi do të zhytemi në një borxh të madh publik.

“Defiçiti ishte i pritshëm, edhe pse u raportua se kishte mbledhje të ardhurash të mjaftueshme.

Nga ana ekonomike e lidh me luftën që ka qeveria me inflacionin, pritet të rritet.

Duhen rritur shpenzimet për të stimuluar ekonominë. Rritja e pagave me 6% nuk funksionon, pse duhet të rritet ndihma ekonomike aq pak është e papërfillshme.

Janë projekte që për hir të vërtetës janë hapësira të mëdha për korrupsion dhe vjedhje.
Edhe nëse do ketë eficensë në mmbledhjen e të ardhurave, do të emetohet borxh diku te gjysëm miliard euro dhe nuk është pak, prandaj do ketë probleme me investimet.

Do ketë borxh publik shumë herë më të ekzagjeruar se normali.

Unë jam dakort me parimin për uljen e TVSH si ekspert ekonomie, por në Shqipëri nuk funskionon.
Aspekti politik, cdo propozimi që vjen nga PD ka damkën e qesharakes brenda dhe këta janë bërë si media sociale e mbajnë 3 ditë dhe e harrojnë.

Në tregun tonë nuk janë përkthyer në të mirë të konsumatorit dhe ulja e taksave. Duhen një sërë reformash.

Pa patur një plagë implementimi, është propozim tullumbaci në ajër.

Janë dy dimensione, ne i keqmenaxhojmë resurset tona, cudia më e madhe me dallimin në cmimin e shitjes dhe blerjes, auditet e këtyre ne kuadër të shpenzimeve që kanë duhet të kenë llogaridhënie.

Nuk besonj që pas janarit do ketë apokalips, por i druhem rritjes së cmimeve, inflacionit sepse është te dera, sepse po të shikosh ka një rritje të frikshme kudo.

Destabilizim i raportit makro, duke marrë parasysh periudhën e vështirë që kaluam, ka një vakum të madh në transport, rritje kostosh, pra më e rëndë në konsum dhe investim do bëhet”-u shpreh Prifti.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re