Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një video të publikuar në rrjetet sociale ka analizuar rënien e konsumit në muajt e pikut, sipas të dhënave të INSTAT.

Arsyeja, sipas deputetes, qëndron në rritjen e çmimeve si pasojë e politikave të qeverisë socialiste, taksave socialiste dhe vizionit socialist të ekonomisë për pakicën.

“Publikimi i të dhënave nga INSTAT në lidhje me konsumin e popullatës dhe rënia me 0.53% e konsumit të popullatës tregon pikërisht atë që kemi vite që e themi : inflacioni socialist dhe taksat socialiste kanë varfëruar familjet shqiptare.

Rënia e konsumit me 0.53% pikërisht në muajt e pikut, tregon që sot familjet shqiptare konsumojnë shumë pak, që sot janë çmimet e rritura, përqëndrimi i ekonomisë në pak duar, rritja e taksave po prodhojnë një rritje të çmimeve dhe një varfërim të qytetarëve.

Rritja me 7% e çmimeve të produkteve të shportës : të miellit, të vajit, të bukës dhe ushqimeve tregon pikërisht faktin që familjet shqiptare janë në ngërç.

Vendosja e TVSH-së me produktet bujqësore ka rritur çmimet zinxhir dhe ka bërë që sot familjet shqiptare të konsimojnë më pak, por nga ana tjetër struktura që ka sot ekonomia shqiptare dhe shpërndarja e pasurisë në pak duar po rezulton në rënie të konsumit dhe varfërim të shoqërisë shqiptare si dhe në më pak blerje dhe sigurisht vendimet e 10 viteve që reflektojnë pikërisht në xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Kjo do duhet të shërbente për qeverinë si një mënyrë për të ndryshuar, do duhet të shërbente si një mënyrë që mos të merren as me kozmetikë, as me makeup, as me ndërrim qeverish, as me ndryshim ministrish por të merreshin me atë që sot është thelbi: mbijetesa e familjeve shqiptare. Rënia e konsumit reflekton pikërisht këtë, edhe shpopullimin masiv dhe inflacionin socialist, taksat socialiste por mbi të gjitha realitetin që familjet shqiptare jetojnë sot”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re