Inflacioni arriti nje rekord te ri ne muajin gusht. Sipas Instat ky tregues shkoi ne 8 % me i larti i rregjistruar ne 25 vite te fundit.

 

Rritja reflekton cmimet e shtrenjta te produkteve ushqimore dhe karburanteve.

 

Edhe gjate muajit gusht gjithcka  shenoi rritje. Por kryesoret jane ushqimet, transporti, hotelet, restorantet dhe qirate.

 

Inflacioni po gerryen cdo dite e me shume buxhetet familjare te shqiptareve, ndersa Banka e Shqiperise eshte ne perpjekje per te frenuar kete tregues, duke rritur normen baze te nteresit te lekut.

 

Por parashikimet jane qe keto cmime te shtrenjta do te na shoqerojne edhe gjate vitit 2023 .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re