Çmimet u shtrenjtuan ndjeshëm edhe gjatë qershorit, duke rënduar edhe më tej xhepat e konsumatorëve shqiptarë.

 

Të dhënat e instat tregojnë se inflacioni muajin e shkuar ishte 7.4%, nga 6.7 % që u regjistrua në maj, duke shënuar një tjetër rekord të ri përgjatë dy dekadave të fundit.

 

Rritja më e madhe e çmimeve vijoi për grupin e ushqimeve dhe të karburanteve, të cilat zënë edhe peshën kryesore në buxhetin e familjeve.

 

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se inflacioni do të vijojë kurbën rritëse përgjatë gjithë vitit, ndërsa qeveria nuk ka zyrtarizuar ende një paketë të dytë mbështetëse për grupet në nevojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re