Edhe për muajin korrik inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, vijoi trajektoren rënëse, duke zbritur në 4.2%.

 

Ky është niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2022, kur nisi shtrenjtimi i ndjeshëm, si pasojë e luftës në Ukrainë.

 

Megjithatë, sipas INSTAT, krahasuar me korrikun e vitit 2022, ushqimet për familjet shqiptare vazhdojnë të jenë më të shtrenjta, ndikuar kryesisht nga zarzavatet e patatet, të cilat kushtojnë 21.6% më shumë.

 

Edhe qumështi e vezët janë produkte që këtë korrik qytetarët i blenë ndjeshëm më shtrenjtë se një vit më parë, duke pësuar një rritje me 13.6%.

 

Objektivi i bankës së shqipërisë është që deri në fund të këtij viti inflacioni të rikthehet në objektivin prej 3%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re