Inflacioni në vendin tonë në muajin qershor, sipas institutit te statistikave, ra në nivelin e 4.5%, nga 4.7% që u regjistrua në maj.

 

Referuar të dhënave, muajin e shkuar çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike pësuan rënie, pasuar edhe nga çmimet e transportit.

 

Ndërsa për veshje, mobilje shtëpiake, hotele e kafene, si edhe argëtim, qytetarët paguan më shtrenjtë se në maj.

 

Objektivi i bankës së shqipërisë është që inflacioni të jetë në nivelin e 3% dhe për të rikthyer stabilitetin e çmimeve, guvernatori sejko ka paralajmëruar se do të vijojë të rrisë normën bazë të interesit për lekun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko