Theresa Cachuela,  nënë e tre fëmijëve dhe pronare e House of Glam Hawaii LLC në Waipahu, u qëllua në kokë dhe u vra nga Jason Cachuela, 44 vjeç, në parkingun Pearlridge Center të premten në mëngjes.

Skenën e vrasjes së tmerrshme e pa edhe vajza e saj, e cila i tha policisë se babai i saj kishte tërhequr këmbëzën. Pak minuta më vonë sulmuesi u gjet i vdekur në automjetin e tij, pasi kishte qëlluar veten.

Vrasja ndodhi dy javë pasi një gjykatës pranoi kërkesën e Cachuela për një urdhër mbrojtjeje kundër burrit të saj.

“Ky nuk ishte një akt i rastësishëm, pasi viktima dhe autori ishin përfshirë në një sherr kohët e fundit”, tha të premten nënkoloneli i policisë Deena Thoemmes.

“Ne e dimë se kishte një urdhër të dorëzuar ndaj tij, kështu që kjo është arsyeja pse çështja u klasifikua si vrasje e shkallës së parë”, përshkroi ai.

Gruaja përshkroi se burri i saj , me të cilin po ndahej, kishte kërcënuar se do të vriste veten më pas ai e çoi vetëm në Waikiki dhe i drejtoi një thikë në fyt, duke e lënduar dhe frikësuar. Të nesërmen në mëngjes ai u shfaq në shtëpinë e saj herët në mëngjes për të kërkuar falje.

“Unë u përpoqa ta ndihmoja dhe të flisja me të, por ai vazhdoi të kërcënonte përsëri se do të vriste veten”, kishte deklaruar viktima. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re