Skip to content

Infografë: Sa orë agjërojnë besimtarët nëpër botë gjatë muajit të Ramazanit

Jemi në javën e dytë të muajit të madhëruar të Ramazanit. Nga ardhja e agimit deri tek perëndimi, besimtarët muslimanë kudo në botë agjërojnë nga 10 deri në 19 orë, në varësi të vendit ku jetojnë.

Al Jazeera i ka kushtuar një artikull pikërisht orëve të agjërimit që kalojnë besimtarët, pasi në disa vende të botës muslimanët mund të agjërojnë deri në 19 orë, ndërsa në disa vende të tjera, disa orë më pak.

Si rregull, muaji i Ramazanit nis 10 deri në 12 ditë më herët se viti pasardhës. Në vitin 2030 do të ndodhë që muaji i bekuar i Ramazanit të zhvillohet dy herë brenda vitit kalendarik, fillimisht më 6 janar e më tutje sërish më datë 27 dhjetor.

Herën e ardhshme që muaji i bekuar i Ramazanit do të nisë më 2 prill (si këtë 2022), do të jetë viti 2055.

Më poshte dy foto shpjeguese, se cilat janë vendet ku agjërimi zgjat më së shumti dhe ato vende ku agjërimi është më i shkurtër.

Burimi: Al Jazeera/ Përshtati me disa shkurtime: Shqiptarëtpërshqiptarët.info