Skip to content

”Informacion nga Aviacioni Civil” Më 9 prill anulohen të gjitha fluturimet me Greqinë.

965065 sd

ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion

Të gjitha fluturimet drejt Greqisë dhe anasjelltas do të anulohen më datën 9 prill.

Ky informacion vjen nga Aviacioni Civil, i cili thotë se shkak për anulimin është greva 24-orëshe e paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.

  • “Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil.