Skip to content

Infrastruktura turistike impakt në zhvillimin e aseteve natyrore e kulturore

auto 1200px Berat Albania1519417902

 

20 Mars – Përmirësimi infrastrukturës turistike dhe zhvillimi aseteve natyrore e kulturore në jug të Shqipërisë, për krijimin e mundësive të punësimit dhe rritjen e mirëqenies së banorëve në këto zona, është në fokus të projekteve që po zbaton qeveria.

Konkretisht projekti “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmin” që po zbatohet në katër bashki të jugut të vendit; Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë, po punon për rikonstruksionin e rrugës pedonale që të çon në kalanë e Beratit.

Rruga këmbësore për në kalanë e Beratit “Mihal Komneno” është një ndër disa objektet që po rikonstruktohet si pjesë e një sërë ndërhyrjeve të integruara të parashikuara në këtë qytet.

Këto ndërhyrje po kryhen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmin” i financuar Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore.

Krahas “Mihal Komnenos”, do të rikonstruktohet rruga automobilistike “Muzak Topia”, do të rehabilitohet zona e Gorricës dhe hapësira të tjera brenda dhe jashtë zonës historike me qëllim përmirësimin e aksesit dhe ndërlidhjes të zonave të ndryshme të qytetit.

Projekti po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të  Beratit, i cili është shpalluar Qytet Muze në vitin 1961 nga Qeveria Shqiptare dhe në vititn 2008 iu shtua Listës së Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s, si një shembull i rrallë i një qyteti të periudhës Otomane.

29366118 1632534453509600 14810885482610688 n
29366408 1632534406842938 5028735155414499328 n
29425848 1632534316842947 3359126396449325056 n
29387170 1632534296842949 5841296436142014464 n
29425049 1632534066842972 6701419626359685120 n
29365761 1632534096842969 3562962250077569024 n

Berati është një qendër historike e fortifikuar, i cili dëshmon pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë arkitekturore të rajonit.

Qendra urbane e qytetit ka dëshmi të jashtëzakonshme të llojeve të ndryshme të monumenteve dhe ndërtesa urbane që i takojnë periudhës Klasike Otomane, cka e bëjnë këtë qytet një atraksion specifik dhe mjaft të dëshiruar jo vetëm për vizitorët vendas por dhe turistët e huaj nga mbarë bota. e.xh/ /a.g/