Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai do të donte të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë udhëtimit të tij në Evropë në qershor.

“Shpresoj për këtë dhe e pres. Ne jemi duke punuar për të,” u tha Biden gazetarëve.

Biden planifikon të marrë pjesë në samitin e G7 në Cornwall, Angli, të planifikuar për 11-13 qershor dhe më pas të fluturojë për në Bruksel për t’u takuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe samitin e NATO-s në 14 qershor.

Zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët rusë në një samit Biden-Putin në një vend të tretë gjatë udhëtimit të parë të Biden jashtë vendit si president.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko