Kryeministri Kurti do provojë të joshë ardhjen në Kosovë të mjekëve nga diaspora, duke parë mungesat e shumta të bluzave të bardha si pasojë e ikjeve galopante të viteve të fundit.

Ai ka kërkuar që të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë mjekëve nga jashtë.

“Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në njoftimin e qeverisë pas një mbledhjeje për këtë çështje.

Sipas Kurtit, miratimi i udhëzimit për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke plotësuar ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Po ashtu, sipas tij, ardhja e profesionistëve të mërgatës do të mundësojë trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re