Në Prishtinë, për të gjithë ata që sot dhe nesër do të zgjedhin transportin public, bileta do të jetë falas

Kjo gjetje e Ramës së Kosovës, Përparimit, kryekomunarit të ri të kryeqytetit kosovar, është në kuadër të “luftës” kundër ndotjes.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e kryeqytetit, ju inkurajojmë që të përdorni sa më shumë transportin publik dhe alternativa të tjera, si patina dhe biçikleta”, shkruhen në njoftim.

Siç në Tiranë, edhe në Prishtinë ekziston i njëjti perceptim mbi qytetin: ai po degradon nga ndërtimet e shumta. Ndaj, vota ndaj Përparim Ramës së ardhur nga Londra, me profesion arkitekt, u pa dhe si një shpëtim që kryeqyteti t’i nënshtrohej një disiplinimi urban.

As shumë e vuajnë banorët e Prishtinës këtë, sa Tirana u “duket lule”.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re