Korporata framaceutike Pfizer ka nisur që të bëjë dozat e para të vaksinës së mundshme për koronavirusin në njerëz. Këto teste klinike në njerëz nisën në SHBA në bashkëpunim me partnerin gjerman BioNTech SE, të martën.

Kompanitë njoftuan se nëse vaksina rezulton të jetë e sigurt dhe efektive gjatë testeve, mund të jetë gati për shpërndarje të gjerë në SHBA nga fundi i këtij viti. Nëse kjo realizohet, hiqen një numër i madh vitesh nga procesi tipik i zhvillimit të një vaksine.

Vaksina, e cila përdor teknologjinë e të dërguarit RNA (mRNA), ka potencialin të jetë ndër vaksinat e para kundër virusit që ka infektuar më shumë se 1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe mbi 3.6 persona në të gjithë botën.

Pfizer iu bashkua garës për të bërë një vaksinë për Covid-19 vonë, por shpreson që me testet e bëra në 360 vullnetarë të shëndetshëm, të mund të shpejtojë përpara dhe të ketë më shumë se 20 milion doza gati deri në fund të vitit, nëse vaksina rezulton të jetë e sigurt.

Aktualisht nuk ka trajtime ose vaksina të aprovuara për koronavirusin e ri, megjithëse disa ilaçe po përdoren për pacientët nën një autorizim të përdorimit urgjent. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re