Insektet po dëmtojnë pemtarinë, në zonën bregdetare të fshatit Adriatik në Kurbin.

Fenomeni, i njohur si “brumbulli i majit” prej disa vitesh shkakton dëme të mëdha në pemëtari dhe kulturat bujqësore në këtë periudhë.

“Nuk kam çfarë ti bëj, kam bërë shumë spërkatje, por është infeksion i madh”, ka thënë Ilir Zhgjuni.

Specialistë e bujqësisë janë njohur me këtë situate, ndërsa e vetmja mundësi në zhdukjen e këtij insekti të rrezikshëm është spërkatja nga ajri me pesticide.

Është vetëm spërkatja nga ajri me pesticide. Bregdeti është zonë e infektuar, për shkak se ka lagunat, këtu nuk është vetëm kjo por ka edhe insekte të tjera të gjitha të dëmshme janë për bujqësinë dhe blektorinë”, ka thënë fermeri.

Në zonën e fshatit Adriatik në Kurbin, ndodhen sipërfaqe të mëdha toke me te mbjella. Fatmirësisht insekti i karkalecit nuk ka prekur kulturën e grurit, diçka ndodhur në zona të tjera të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re