Kjo grua është e moshuar. Forcat e kanë lënë, por lotët fatkeqësisht, jo. Qëndrojnë aty prej vitesh, përditë.

Shpesh herë e çon ndërmend fundin, e mbase me një pështjellim shumë të madh. Jo për veten, por një për një peng që e mban zgjuar natën. Sa e vështirë mund të jetë që ta jetosh pleqërinë me një barrë… se fëmijët e fëmijëve të tu janë të sëmurë e nuk e kanë njohur ndonjëherë lumturinë.

Këtë dhimbje provon përditë kjo gjyshe, teksa sheh tre nga 4 nipat e saj të zvarriten në dyshemenë e shtëpisë. Të pamundur për t’u çuar në këmbë, të lidhur pas një karrigeje me rrota.

Në këtë shtëpi në Sukth, një sëmundje e trefishtë ka rënë. Jo tek kjo gjyshe e as tek këta prindër… por atje ku më shumë dhemb.

Gjyshja e Gëzimit, Arlindit dhe Adit veçse lutet, sepse dhimbjet po ia lodhin shpirtin në këtë moshë të thyer. Veçse lutet që nipat e saj t’i shohë njëherë të lumtur. I lutet Zotit të mos ia marrë shpirtin ende, para se të shohë sikur veçse një herë, gëzim e lumturi në fytyrat e tyre.

Dëgjoni në këtë klip, fjalët e saj përlotëse:

Gjyshja:  Dhimbja është 100 fish, mërzi e dhimbje në shpirt. Nuk ka si ne me këtë dhimbje, me tre. Bën vaki një, por jo me tre. Zemra më plas (qan) Por s’kam çfarë bëj… Ishalla nuk më del shpirti, pa i pa duke ecur.

Tre fëmijët e saj të paralizuar zvarriten në tokë! Thirrja e një nëne fatkeqe drejtuar shqiptarëve

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re