Lulzim Çepele është personi që i erdhi në ndihmë Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, në mënyrë që ata të tentonin arratisjen nga burgu 313 në Tiranë.

Mësohet se Çepele ka prerë damarët e tij në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e gardianëve, dhe në të njëjtën kohë Çekaj dhe Pjetri kishin bërë gati litarët për tu hedhur nga taraca.

Vetë Çepele është i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndërkohë që tashmë së bashku me dy shokët e tij do të izolohen për të paktën 90 ditë.

Një ditë pas tentativës së arratisjes nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, Fax News mëson detaje të reja në lidhje me dinamikën e ngjarjes, por edhe rrethanat që përshpejtuan planin e të dënuarve.

Gazetari i Fax News Lisi Myrta mëson se ditën e nesërme (të martën) Cekaj ishte parashikuar që të dërgohej në një burg të sigurisë së lartë, më konkretisht në Peqin, e kjo duket se i ka përshpejtuar planet e tij për t’u arratisur nga 313.

Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë me 14 vite burg, nën akuzën për trafikimin e një sasie rekord të kokainës në vendin tonë, përmes kontenierëv e me banane.

Nga ana tjetër për Pjetrin e dënuar me 30 vite burg, nuk ka ende një datë se kur do të mbahet seanca në apel, dhe të dy pritet që të futen në regjimin e ashpër 41 bis.

Arbër Çekajn do ta transferonin në…/ Çfarë e përshpejtoi planin për arratisjen nga burgu 313, zbulohet ndëshkimi që do të merret për bosin e kokainës dhe babagjyshin

 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy të burgosurit e kanë organizuar përpjekjen për arratisje në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata kanë përfshirë në skemën e tyre edhe një të burgosur të tretë, i cili ka simuluar një përpjekje për vetëvrasje për të tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë, çfarë do t’i mundësonte Çekajt dhe Pjetrit arratisjen.

“Dyshohet që tentativës para arratisjes i ka paraprirë një incident i kryer nga një i paraburgosur tjetër i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmëndjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor,” tha Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në njoftim për shtyp.

“Të paraburgosurit kanë tentuar që të kryjenë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, të cilët janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre,” shtoi njoftimi.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re