Kryeministri Edi Rama tha se niveli i administratës tatimore do të çohet në një tjetër nivel, ku nuk do të ketë me inspektorë nëpër biznese, por kjo do të bëhet me inteligjencë artificiale.

Nga Elbasani ku prezantoi planin e paqes fiskale, Rama u shpreh se në jo pak raste inspektoret “na turpërojnë”, por kritika kishte edhe për bizneset, që sipas tij nuk i denoncojnë.

“Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë”, tha nder te tjera Rama.

 

Rama: Jo pak raste ata inspektorët na turpërojnë. Edhe ju keni atë stilin tuaj, që asnjëherë nuk preferoni ti denonconi, por ti mëkoni nga pak, se kjo puna juaj është si bashkëvajtuesi dhe bashkëfajtorë. Por është kjo që është, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë. Ajo marrëveshje po na funksionon.

Po punojmë me ministrinë e Financave dhe AKSH-in për një proces shumë më të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizimit do ti mbivendoset inteligjenca artificiale. Jemi në një fazë goxha të avancuar. Aty do jemi të çliruar nga stresi që kush po na turpëron sot në dyert e bizneset, sepse nuk do ketë më nevojë për të çuar askund, pasi inspektimi do kryet nga IA dhe administrata do jetë e fokusuar para ekraneve dhe do t’ju ndjekë

Pra të gjitha transaksionet që ndodhin në kohë reale do përpunohet nga syri i inteligjencës artificiale. Kur shikoni anomali atëherë sinjalizon. Sinjalizimi i shkon nëpërmjet inspektorit, por jo fizikisht, i shkon biznesit dhe i thotë shiko se ke harruar ta shtypësh atë, shtype para se të të vijë gjoba. Do ta çojmë në një nivel tjetër administrimin tatimor.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko