Deputeti i PD, Dashnor Sula ditën e sotme ka dalë në terren duke inspektuar çmimet e produkteve të shportës ushqimore.

Sula ishte brenda marketeve në Peqin dhe Rrogozhinë  ku thekson se shqiptarët duan të realitet të ulen çmimet jo të dëgjojnë propagandën e Ramës në TV.

Reagimi nga Dashnor Sula:
Nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës”

Kryeministri i ka keqkuptuar qytetarët. Ata nuk i kishte marrë malli për ta parë atë çdo minutë në televizor, por presin prej tij që të të marrë masa konkrete duke ulur taksat abuzuese në mënyrë që të ulen edhe çmimet.
Njësoj si edhe në marketin ku ishte Edi Rama sot, edhe në marketet e Peqinit dhe Rrogozhinës ku isha unë, ndonëse ditë e Dielë dhe duhet të gumzhinin me klientë, realiteti ishte krejt e kundërta.BOSH! U desh të prisja disa minuta derisa në derë të shfaqej ndonjë qytetarë për të blerë.

Përtej propagandës së qeverisë, situatën reale e pohojnë qytetarët. “Nuk po arrijmë të marrim dot edhe bukën e gojës”, më tha një kryefamiljar duke u lutur që çmimet të bien.

Situata është e trishtë në Peqin,dhe gjithë zonën ku jam zgjedhur deputet. Shqiptarët kanë vite që paguajnë me taksat e tyre agjenci të shumta për të mbajtur në monitorim tregun e që të mos lejojë abuzimin nga ana e bizneseve. Në këto momente nuk ka nevojë për të ngritur borde e për të shtuar numrin e punonjësve të administratës që paguhen me paratë e shqiptareve, por është momenti që qeveria të marrë përgjegjësitë e të veproj njësoj si qeveritë e rajonit të paktën duke pezulluar disa taksa derisa të ketë një situatë më të përmirësuar.

Bashkëbisedimi
Dash Sula: Si janë çmimet e shportës, vajit, orizit, makaronave e bukës?
Qytetarja: Janë rritur shumë, nuk e përballojmë dot!
Dash Sula: Shikojeni, edhe me supër ofertë, vaji 300 lekë. Ndërkohë firmat e tjera të vajit janë mbi 330 lekë. Ndërkohë sheqeri nga 85 lekë në 110 lekë.
Dash Sula- qetetarit: Si ëhstë situate me çmimet e shportës?
Qytetari: Çdo gjë është katastrofë, nuk arrijmë që të marrim dot bukën e gojës. Ishalla po ulen çmimet që edhe njerzit të mundohen të blejnë atë që do shporta për shtëpi. Oriz, Vaji veza, pra çfarë ka shporta e shtëpisë.
Dash Sula: Ke vërejtur rritje të forta apo?
Qytetari: aq shumë sa që nuk po i përballojmë dot më.
Dash Sula: A mjafton 30 mijë leksi I vjetër për rimbursim që ka paralajmëruar qeveria për shtresat në nevojë?
Qytetari: Jam dakord por ne nuk po marrim asgjë. Flitet shumë por nuk kemi marrë asgjë.

Tabela e Çmimeve
Produkti Ishte Bëhet
Buka 80 lekë 100-110 lekë
Sheqeri 75 lekë 110 lekë
Miell 100 lekë 120 lekë
Vaji 180 lekë 300 lekë
Makaronat 75 lekë 90 lekë
Qumështi 140 lekë 160 lekë

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re