Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se ka shpresë që ky Bajram do të jetë një mundësi për të çliruar dhe zgjuar muslimanët në botë, në mënyrë që të përmirësojnë situatën e tyre.

Gjatë një aktiviteti me zyrtarët e AK Parti, forcës së tij, në kuadër të Kurban Bajramir, të mbajtur me video konferencë, Erdogan theksoi se shpresonte që problemet dhe sfidat e muslimanëve në botë të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se ai do të arrijë përparim shumë më të madh ekonomik dhe shpirtëror.

Duke kujtuar se këtë vit, për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, Haxhi kryhet vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish, gjë që sigurisht e zvogëloi gëzimin dhe lumturinë e besimtarëve myslimanë, Erdogan theksoi se shumë muslimanë nga Palestina dhe Siria deri në Arakan janë në një situatë shumë të vështirë.

Ai gjithashtu shtoi se për shkak të armiqësisë në rritje me Islamin në vendet perëndimore, jeta e shumë muslimanëve është shndërruar në burg.

“Shpresoj se ky Bajrami do të jetë një rast për çlirimin dhe zgjimin e të gjithë muslimanëve që jetojnë në vështirësi dhe persekutim, kudo që janë në botë,” tha Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi se rihapja e Hagia Sophia-s si xhami më 24 korrik, gjithashtu shtoi gëzimin dhe lumturinë e Bajramit të muslimanëve.

“Prandaj, unë mendoj se pas diskutimeve që po zhvillohen me qëllim që të zvogëlohet rëndësia e rihapjes së Hagia Sophia-s për lutje, ka qëllime të këqija,” tha ai.

Ai theksoi se sot Republika e Turqisë është bërë një vend për të cilin krenohen qytetarët e saj, por edhe një vend në të cilin shumë njerëz në botë, të ekspozuar ndaj tiranisë, padrejtësive dhe dhunës, vendosin shpresat e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re