Instagram po ndërton mjetin e saj të transportueshmërisë së të dhënave, i cili do të lejojë përdoruesit të shkarkojnë një kopje të gjithçkaje që kanë ndarë ndonjëherë në platformë, të ngjashme me mënyrën  se si funksionon shërbimi i transportueshmërisë së informacionit tuaj në Facebook. Vetë Instagram ka konfirmuar lajmin për këtë shërbim që do të ofrojë.

Mjeti mund të ndihmojë përdoruesit e Instagram të monitorojnë se sa nga të dhënat e tyre janë në platformë.

Ai gjithashtu do të ndihmojë Facebook, i cili zotëron Instagram, në përputhje me rregullin e ardhshëm evropian të privatësisë së të dhënave, Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), që do të kërkojë që të gjitha të dhënat të jenë të lëvizshme.

Rregulli do të kërkojë gjithashtu që kompanitë të fshijnë të dhënat sipas kërkesës së përdoruesit. CEO i Facebook Mark Zuckerberg konfirmoi në dëshminë e sotme në Komisionin e Dhomës së Energjisë dhe Tregtisë në Kongres se kompania do të pajtohet me GDPR në Evropë dhe në SHBA, ku ende nuk është kërkuar.

Instagram tha në një koment : “Ne po ndërtojmë një mjet të ri të transferimit të të dhënave. Së shpejti do të keni mundësi të shkarkoni një kopje të asaj që keni ndarë në Instagram, duke përfshirë fotografitë, videot dhe mesazhet tuaja. ” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re