Në epokën e Instagram, ju mund të shpërndani detaje të jetës suaj në një masë të caktuar dhe mbase nuk do të ishit të kënaqur që të ishin publike edhe për një koleg pune, kushëri të largët apo një i huaj.

Në të vërtetë media sociale dita ditës është bërë më pak miqësore.

Instagram mendon se ka zgjidhjen e duhur për këtë lloj intimiteti që dikush mund të kërkojnë. Aplikacioni në pronësi të Facebook lançoi një funksion të quajtur “Close Friends” ku përdoruesi tmund të krijojnë lista ndjekësish të cilët kanë leje të veçantë për të parë ato që publikoni.

Konkretisht kur postimi një histori në Instagram, përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan ta publikojnë për të gjithë apo vetëm për miqtë e afërt.

Instagram nisi testimet me këtë funksion që vitin e kaluar dhe arriti në përfundimin e përdoruesit pëlqejnë të kufizojnë postimet për audienca të caktuara.

Mëse 400 milion njerëz postojnë çdo ditë një histori ndërsa disa përdorin mesazhet për të dërguar postime për miqtë të ngushtë.

Të tjerë përdorin llogari dytësore për të kontrolluar audiencat e atyre që shpërndajnë.

Funksioni i ri është i disponueshëm në versionin më të fundit të Instagram. Për ta përdorur klikoni “Profile” në menunë e aplikacionit dhe përzgjidhni opsionin Close Friends.

Lista që krijoni mund të ndryshohet kurdoherë dhe vetëm ju e dini kush është në atë listë. Kur postoni një foto për listën “Close Friends” ata që janë pjesë e saj do të shohin foton tuaj të profilit me një rreth në ngjyrë të blertë.

Historitë e postuara për të gjithë do të vijojnë të shfaqen në ngjyrë pink. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re