Një buton “mute” dhe një mori karakteristikash të tjera mund të jenë opsionet e reja të Instagram. Përdoruesi i Twitter @wongmjane ka postuar rreth testeve të ndryshme që Instagram ka kryer ose po kryer aktualisht. Jane Wong është me sa duket një student i shkencave kompjuterike që duket të jetë duke kërkuar përmes kodeve të aplikacionit.

Instagram deklaroi se nuk ka “asgjë për të ndarë në këto momente”, lidhur me testet e dukshme. Ndërkohë që opsionet janë të pakonfirmuara deri më tani, është të paktën një lajm i mirë që Instagram po mendon për përmirësimin e platformës me disa nga këto ndryshime.

Më poshtë po japim disa nga opsionet e reja që supozohet të zbulohen nga Instagram:

Reagimet për stories – me sa duket njerëzit mund të reagojnë live në instastory ashtu siç ndodh në Facebook

Regjistrimi në modalitetin Slow-Mo – çdo bloger është i apasionuar pas modalitetit slow-mo dhe ky opsion do tu vijë për ndihmë të gjithë atyre që nuk e kanë këtë opsion në telefon apo thjesht nuk duan të përdorin opsionin e telefonit.

Butoni ‘mute’ për profilet – më në fund mendohet të sillet opsioni ku mund të zgjidhet të mos shikohen postimet e një profili pa qenë nevoja të fshihet komplet

Instastory mund të vendosen në një kalendar – për momentin egziston një arkiv i thjeshtë i postimeve të vjetra që nuk është shumë i lehtë të navigohet. Mendohet që Instagram do të sjellë kalendarin e postimeve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re