Instagram një ndër rrjetet më të përdorur social, sidomos nga të rinjtë duket se do të vijë me një risi tjetër.

 

Përditësimet e herëpashershme duket se nuk kanë të ndalur për këtë rrjet social, për ta mbajtur sa më aktiv atë.

 

Pas opsionit IGTV, përmes të cilit mund të ngarkonim video më të gjata se 1 minutë, Instagram-i vjen me një tjetër risi.

 

Së shpejti do të mund të bëni shopping nëpërmjet Instagram dhe jeta juaj do të jetë më e thjeshtë. Ende nuk dihet data e sigurtë se kur do të lançohet ky program por do të përfitojnë të gjitha llogaritë e bizneseve që janë plot 15 milionë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re