Për gati dy vite, instalacioni Reja u shndërrua në një skenë të veçantë të aktiviteteve kulturore. Kjo vepër arti që mirëpriti artistë shqiptarë e të huaj sot feston dy vjetorin në kryeqytet.
 
E festa nis mbrëmjen e kësaj të premteje me tre performanca nga Kold Dedja, artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit e koreografët e rinj.
 
Për gati dhjetë ditë, instalacioni do të mirëpresë më shumë se 30 performanca në festivalin e krijuar për këtë 2 vjetor.
 
Instalacioni i artistit japonez Fujomoto ishte parashikuar të qëndronte në Tiranë për dy vite, por burime nga Bashkia e Tiranës nuk hedhin poshtë mundësinë e një rinovimi të kontratës me menaxherët e artistit dhe instalacionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re