Ura e Tabakëve e ndërtuar që në periudhën otomane, është një prej monumenteve të kulturës më përfaqësuese të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës sëfundmi ka bërë të mundur rehabilitimine këtij objekti me një rëndësie të veçantë për memorien tonë historike duke e pastruar dhe duke instaluar edhe ndriçimin LED, duke nxjerrë në pah gjithë vlerat arkitekturore dhe historike të saj.
Ura vlerësohet nga Bashkia si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rëndësishme të qytetit dhe është konsideruar si dëshmi e gjallë e një arkitekture të përsosur e urës në zonën e Tiranës.
Ndërkohë duket se një ndër nismat e Bashkisë në këto vite ka qenë dhe rehabilitimi dhe investimi për mbrojtjen e trashëgimisë, në një sërë zonash që tashmë janë kthyer në atraksione turistike për vizitorët e shumtë.