Një grup spiunësh rusë janë arrestuar në Poloni. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shërbimet polake të sigurisë kishin shkatërruar rrjetin spiunazhit prej 6 personash që punonin për Rusinë.

 

Rusët u arrestuan me dyshimin se kishin instaluar kamera sekrete për të filmuar infrastrukturën e transportit të përdorur për dërgimin e ndihmave në Ukrainë.

 

Konflikti i spiunazhit prej dekadash midis Rusisë dhe Perëndimit është intensifikuar që nga lufta në Ukrainë. Polonia është një nga aleatët më të fortë të Ukrainës dhe forcat e saj të sigurisë kanë arrestuar disa persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë që nga pushtimi shkurtin e kaluar.

 

Sipas mediave vendase, grupi kishte instaluar dhjetëra kamera pranë kryqëzimeve hekurudhore dhe rrugëve të rëndësishme të transportit në provincën Podkarpackie të Polonisë, e cila kufizohet me Ukrainën.

 

Disa prej tyre u gjetën pranë një aeroporti të vogël rajonal që është shndërruar në një qendër logjistike ndërkombëtare që dërgon ndihma ushtarake dhe humanitare në Ukrainë, raporton BBC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re