Skip to content

INSTAT: 7.5 milion turistë të huaj hynë në Shqipëri gjatë vitit 2022

7.5 milionë turistë erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2022.Viti që lamë pas rezulton një ndër më të mbarë që pas pandemisë .Sipas të dhënave të Instat numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.5 milionë duke u rritur me 32,6 %, në krahasim me vitin 2021.

Kjo tendencë ka bërë që operatorët turistikë në vend të marin masa për të shtuar kapacitet për pritjen e turistëve. Por e njëjta tenencë është edhe qytetarët shqiptarë. Të dhënat tregojnë se personat që kanë udhëtuar jashtë në vitin 2022 është 5.8 milinë duke u rritur 40,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Turistët e ardhur nga vendet e Europës mbajnë peshën kryesore të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipëri. Spanja ka pasur numrin më të lartë të turistëve që kanë preferuar të vizitojnë vendin tonë e ndjekur më pas nga Anglia.

Por një rritje të konsiderueshme të vizitorëve ka pasur edhe nga vendet e Ballkanit si Kosova apo Mali i Zi. Turizmi patriotic duket se vijon të mbajë peshën kryesore pasi nga shifrat konstatohet se shqiptarët e Kosovës që vizituan Shqipërinë tejkaluan shifrën 3 milionë. Turistët përzgjedhin të udhëtojnë për në Shqipëri kryesisht nëpërmjet aeroportit ‘Nënë Tereza’ pasi hyrjet në këtë pikë kanë pësuar një rritje të fortë me më shumë se 70%.