Eksportet kanë shënuar një rritje të ndjeshme në tre muajt e parë të vitit.

 

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-mars eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, duke u rritur me gati 50%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. 

 

Kontributin kryesor e kanë dhënë grupet “Minerale, lëndë djegëse e energji elektrike”, “Materialet e ndërtimit”, por edhe industria e tekstileve dhe këpucëve. Ky sektor po e merr mirë veten pas krizës pandemike.

Kjo performancë, sipas aktorëve të tregut, lidhet me rritjen e kërkesës nga partnerët evropianë dhe thithjen e punës që deri dje bëhej në Ukrainë, për shkak të luftës.

 

FLORIAN ZEKJA

SHOQATA PRO-EKSPORT

 

“Kjo periudhë përkon me dorëzimin e koleksionit të verës, sektori i verës ka punin më voluminoze deri në prill. Lufta ka pasur ndikimet e veta ndonjëherë pozitive sepse në Ukirainë operpojnë 2.500 ndërmarrje të manifakturave dhe ajo pjesë që nuk po përpounohet tashmë në Ukrainë, prodhuesit i kanë hedhur sytë nga Ballkani që është tregu më rezultativ porsa i përkjet prodhi8mtarisë. Një pjesë er prodhimit që më përpara bëhej në Ukrainë, sot bëhet në Shqipëri. Lufta ishte e papritur dhe shumë dinamike, nuk është e lehtë të orientish prodhimin, por ne kemi terren të mirë për artikujt e punës, por edhe të modës.”

 

Pritshmëritë janë që deri në fund të vitit të jetë e njëjta performancë e mirë për këtë industri, sepse prodhuesit vendas flasin për një ofertë të madhe për Shqipërinë dhe një mundësi për të përzgjedhur mes klientëve më të mirë.

 

FLORIAN ZEKJA

 

“Do të ketë pak rënie në maj, por presim që rritja të jetë e vazhdueshme deri në fund të vitit. Nëse vijohet me këtë ritëm, besojmë se rritja do të jetë dyshifrore e mirë.”

 

Nga ana tjetër, referuar po të dhënave të INSTAT, rritje për tremujorin e parë të vitit pësuan edhe importet, që arritën në vlerën e 207 mld lekëve. TAB Rritja krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021 është 28%, e ndikuar kryesisht nga importi i energjisë elektrike e lëndëve djegëse, materialeve të ndërtimit, por edhe nga ushqimet, pijet e duhani.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re