Publikimi i INSTAT:

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2021, arriti 101,6
kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021 është 2,2 %, një vit më parë ky
ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021,
krahasuar me Qershor 2021 është 0,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,46 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e
grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,13 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me
+0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 4,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,1 %, “Komunikimi” me 2,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,1 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0,7 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 7,0 %, “fruta” me 2,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,3 %, etj. Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2021, çmimet e grupit.

“Transporti” u rritën me 2,1 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,2 %,
pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re