Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka deklaruar se institucionet publike kanë një numër të ulët referimesh në Prokurorinë e Posaçme.

Drejtuesi i SPAK, teksa bëri një bilanc të institucionit të drejtësisë, gjithashtu ngriti çështjen e statusit të prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit, duke shtuar se është e paqartë.

“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje ligjore nga Kuvendi, siç janë mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, shtimi i numrit të hetuesve të BKH, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura”, u shpreh kreu i SPAK.

Ai deklaroi se janë sekuestruar pasuri të paluajshme dhe janë dënuar dy ish magjistratë.

“Gjatë vitit 2023 janë sekuestruar pasuri të paluajshme, portofola kriptovalutash. 22 hetime pasurore janë regjistruar, janë paraqitur në gjykatë 8 vendime për sekuestrim ndërsa gjykata ka vendosur që të sekuestrojë 7 raste. Janë dhënë nga gjykata 6 vendime për konfiskim pasurie. Nga GJKKO janë marrë 8 vendime me sekuestro preventive. Nga GJKKO janë marrë 20 vendime me objekt konfiskimi përmes të cilave janë konfiskuar 4 pasuri të paluajtshme 11 pasuri të luajtshme dhe euro e lekë shqiptare. Janë dënuar 9 zyrtarë të nivelit të lartë nga GJKKO. Janë hetuar 4 ish-magjistratë, që janë shkarkuar nga Vettingu. Janë dënuar 2 ish-magjistratë. Me ndihmën e OBDAT ku sistem do të fillojë fazën pilotuese në muajin qershor dhe parashikohet që deri në dhjetor ky sistem të jetë në funksion”, tha Altin Dumani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re