Autoritetet shqiptare kanë lejuar që të futen në atdhe 17 emigrantë të bllokuar prej më shumë se 3 ditësh në Kapshticë, duke i ndarë nga pjesa tjetër që ndodhen ende të bllokuar në kufirin neutral.

Mësohet se janë futur në territorin shqiptar, pasi morën leje nga instancat përkatëse, vetëm ata që janë rezidentë në vendin tonë.

Sipas njërit nga emigrantët e bllokuar, ata që kanë dokumente greke nuk janë lejuar të futen në atdhe, por as në Greqi.

Aktualisht janë ende 25 emigrantë që presin prej 4 ditësh në Kapshticë, teksa disa prej tyre janë kthyer mbrapsht nga Greqia duke u kapur në kurth tek zona neutrale.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se asnjë shqiptar i mbetur jashtë kufirit nuk do të riatdhesohet, pasi është një mbartës potencial i koronavirusit. Kjo ka sjellë reagimin e presidentit dhe të kryetarit të PD, Lulzim Basha, të cilët kanë kërkuar hapjen e kufirit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re