Koordinatori për Tiranën i Rithemelimit, Klevis Balliu ka kërkuar hetimin e asaj që ai e quan pastrimin e parave me ndërtimet ne kryeqytet. Balliu thekson se çmimet ne Tiranë kanë pësuar një rritje të madhe, ndërkohë që mijëra metra katrorë banesa janë bosh. 

“Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të nisin hetimet urgjentisht për burimin e parave për këto ndërtime në territorin e Bashkisë Tirane. Këto ndërtime nuk janë kërkesë e tregut, sepse sot në Tiranë ka më mijëra apartamente bosh. Në këto kushte, sipas cilës logjikë tregtare vazhdon ritmi i lartë i ndërtimit dhe fluksi i paprecedentë i lejeve, kur tregu është i mbingopur dhe pallatet janë bosh?

Ndërtimi i kullave nuk është vetëm kriminalizim i ekonomisë, por edhe dëm vrastar i shëndetit publik. Raporti i OBSH e theksonte qartë se Tirana është një nga qytet më të ndotura në botë. OBSH bënte me dije se, ne Tirane, grimcat e ndotjes janë 90 herë më të larta se norma. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për statistika për këtë. U mjafton fakti se një i afërm po përballet me sëmundjen e rëndë dhe torturën nëpër spitalet e Rilindjes.”, thekson ai.

Deklarata e Balliut

8.9 milionë metra katror në 6 vitet e fundit për ndërtime në Tiranë, përbën një shifër rekord në mbarë botën duke patur parasysh shtrirjen dhe popullsinë e kryeqytetit.

Kur di se në këto 6 vite ritmet e shpopullimit dhe të largimit të qytetarëve janë rritur në mënyrë drastike, si rrjedhojë e keq-qeverisjes, nuk mundet të imagjinohet asnjë arsye apo kërkesë e tregut për një fluks ndërtimi kaq të madh.
Ajo që fshihet pas bumit të ndërtimit janë paratë e Ndrangetës se Veliajt dhe te Bajrave të qeverisë, plus miliardat e eurove të vjedhura me koncesione dhe ‘rrugë të florinjta’ me 40 milionë euro kilometri.
Diku duhen pastruar gjithë këto para të zeza të krimit, dhe kush me mire se narko-lavatricja me e madhe e Europes në krye të Tiranës.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të nisin hetimet urgjentisht për burimin e parave për këto ndërtime në territorin e Bashkisë Tirane. Këto ndërtime nuk janë kërkesë e tregut, sepse sot në Tiranë ka më mijëra apartamente bosh. Në këto kushte, sipas cilës logjikë tregtare vazhdon ritmi i lartë i ndërtimit dhe fluksi i paprecedentë i lejeve, kur tregu është i mbingopur dhe pallatet janë bosh?

Ndërtimi i kullave nuk është vetëm kriminalizim i ekonomisë, por edhe dëm vrastar i shëndetit publik. Raporti i OBSH e theksonte qartë se Tirana është një nga qytet më të ndotura në botë. OBSH bënte me dije se, ne Tirane, grimcat e ndotjes janë 90 herë më të larta se norma. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për statistika për këtë. U mjafton fakti se një i afërm po përballet me sëmundjen e rëndë dhe torturën nëpër spitalet e Rilindjes. As kjo nuk e ndalon kryebashkiakun që të mbushë xhepat e tij dhe të bandës së Rilindjes me para dhe mushkritë e shqiptarve me lëndë kancerogjene. As Raporti i antimafias italiane, ku theksohen lidhjet e tij me Ndranghetan, nuk e ndalon Lali Lavatriçen.

Të vetmit, që mund dhe duhet ta ndalojne kete vrasës të shëndetit publik, bashkë me ortakun e tij në qeveri, të dy kriminalizues të ekonomisë dhe vrasës të shpresës, janë qytetarët e Tiranës.
O sot, o kurrë të shpëtojmë Tiranën dhe Shqipërinë nga hajdutët me çizme në pushtet, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re