Profesori Romeo Gurakuqi është shprehur se institucioni i Akademisë së Shkencave nuk pyet për sovranin, pra për popullin, pasi sipas tij, ai drejtohet nga ministri i fundit i diktaturës, Skënder Gjinushi.

sxlls

Komentet Gurakuqi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike i shërben interesave anti-shqiptare.

Ai shtoi se ka një përpjekje për të stopuar rishkrimin e historisë së Shqipërisë, një përpjekje që sipas tij ka nisur që nga shekulli i kaluar dhe tani përfaqësohet nga një grup brenda PS-së.

“Ka një institucion në republikën e Shqipërisë që nuk pyet për sovranin dhe ky është institucioni Aktual i Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga ministri i fundit i diktaturës. E di çfarë do të thotë të jesh ministër i Arsimit? Duhet ta përdorësh këtë post për interesat e vendit.

Nëse qeveria e PS në vitet e para 2013-2015 mori masa të mira për revizionimin e arsimit privat, sot jemi në një vit që ajo masë është harruar nga interesa obskure. I bëj thirrje institucioneve ligjzbatuese ta kontrollojnë këtë gjë.

Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanoligjike i shërben interesave anti-shqiptare. I shërben atyre që përdorin postin për përfitime personale. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm në fakt, të rishkrimit të historisë së Shqipërisë në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme, duke vendosur rishkrimin e historisë, ose rikthimin e korifenjve të letërsisë shqiptare në vendin që i takon.

Ndërkohë ka një përpjekje paralele që ngjizet që në shekullin e 20 për të mbajtur të stopuar rishkrimin e historisë dhe rivlerësimin e figurave që themeluan vendin, gjyhën shqipe, letërsinë dhe synojnë për mbajtjen në të njëjtat kolona të asaj çka është shkruar në vitet 70-80 për çka thashë më sipër”, u shpreh Gurakuqi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re