Instituti IFIMES nga Sllovenia, duket është kthyer në një organizatë që jep çmime vetëm për politikanët problematikë të Ballkanit.

Pasi shpalli Ilir Metën “Njeriun e Vitit” pas videos me Dritan Priftin, e ka dhënë mjaft dekorata për biznesmenë e politikanë problematikë të rajonit, IFIMES ka publikuar një analizë ku thekson se Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë provë që Sali Berisha është i përfshirë në korrupsion.

IFIMES, një OJF me qendër në Slloveni, që thekson se merret me çështjet e Lindjes së Mesme, drejtohet nga kurdi iraken, Bakhtyar Aljaf dhe nga boshnjaku Zijad Beçiroviç.

Kjo organizatë merret shumë me Shqipëinë sa boton pafund analizë nga Tirana prej vitesh ku sulmon Edi Ramën e mbron Metën e Berishën. Analizat ndërkombëtare “senior” për çështje ndërkombëtare bëhen nga këshilltari i Presidentit Arben Cici.

Një institut i analizave të thella, që merret me qëmtime e hulumtime diplomatike, në rastin e Berishës sot, nuk ka bërë asnjë pyetje përse Sali Berisha është shpallur Non Grata.

Tashmë ky institut duket se është një media “ndërkombëtare” e Metës dhe Berishës për të gjetur një xhep ndërkombëtar, por që se përfill askush nga ligjërues të njohur. Duket e çuditshme që prej më shumë se 10 vjetësh ky organizëm merret vetëm në mbrojtjen e Sali Berishës dhe Ilir Metës. E përse në Slloveni…

TemA

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko