Edi Shameti është instruktori i parë shqiptar i cili ka 35 vite që merret me palestër. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si nisi të stërvitej në kohën e komunizmit, ku te tarraca e shtëpisë krijoi dhe palestrën e parë me mjete të ndërtuara vetë.

Shameti zbuloi se spunton e ka marrë nga një libër të Idriz Humollit, të cilin rastësisht e kishte gjetur në Bibliotekën Kombëtare.

Sakaq, ai ka treguar që në atë kohë trupin e mbante të kërrusur publikisht pasi konsiderohej shfaqje e huaj.

Shumica e djemve që ishin të apasionuar pas këtij sporti, shkonin te biblioteka kombëtare dhe me copa letre shkruanin programin e stërvitjes se aty e tregon si bëhet stërvitja, dieta ushqimore, ekzekutimet e ushtrimeve. Ky libër është i përkthyer, Idriz Humolli është autori i librit që ka qenë kampioni i parë kosovar, president i Federatës të Kosovës që ka krijuar sportin për bodybuilding. Ai e ka përkthyer në shqip dhe e ka sjellë këtu në territorin shqiptar.

Mbasi më ra në dorë ky libër, unë arrita të krijoj palestrën time, në ’86-’87 në oborrin e shtëpisë sime, në lagjen Ali Demi. Pra, te tarraca e shtëpisë krijova një palestër profesionale për çdo pjesë të trupit mbasi më ra në dorë ky libër. Kisha çdo pjesë të trupit, se kisha 3-4 shokët e mi që ishin si puna ime shumë të apasionuar pas sportit dhe krijuam veglat e stërvitjes.

Babi im mbante fshehurazi 40 pula te tarraca e shtëpisë dhe dieta ishte vetëm vezë dhe 1 kg qumësht me listë, kaq ishte dieta. Një kg qumësht dhe vezët e freskëta.

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë në atë kohë. Edhe trupin nuk e mbaja dot drejtë se ishte shfaqje e huaj me pas trup të bukur në atë kohë. Nuk vishje dot bluza të ngushta, duhet të rrije me trupin e kërrusur. Stërvisja njerëz fshehurazi dhe pa pagesë deri në vitin 2000. Pastaj hapa palestrën time. Zgjodha deri në vitin 2000 për qejf, pastaj mora vegla profesionale nga jashtë”, rrëfeu Shameti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re