Shqipëria prêt nje vendim pozitiv ne qershor per hapjen e negociatave. Eurodeputeti socialdemokrat rumun, Victor Boștinaru, anëtar i komisionit për punët e jashtme dhe komisionit të asociiimit, BE-Shqipëri ka bërë thirrje per clejne e negociatave per Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut . Në intervistë për Deutsche Wellen Boshtinaru ka deklaruar se zgjerimi drejt Ballkanit është çështje urgjente.

 

Victor Boștinaru: Do të ishte mirë, nëse Këshilli i BE-së në qershor do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negocimit me Shqipërinë. Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE, dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekjeje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër.

 

Mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm te bashkimit europian ku do te merret vendimi per Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut do te mbahet me 17 qershor.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re