Të gjithë ne mund të gjejmë mënyrën për të ndërvepruar së bashku e të ndërtojmë komunitete gjithëpërfshirëse.

 

Në javën ndërkombëtare të njerëzve që nuk dëgjojnë, ky mesazh u përforcua edhe më shumë me buzëqeshjen dhe kuriozitetin e brezit të parë të adoleshentëve që po vijojnë shkollën e mesme në Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë.

 

XHIHAN NOZLLI

NXENES, KLASA E 11-të

 

“Unë kam vazhduar edhe 9-vjeçaren këtu në institut dhe u gëzova shumë kur u hap mundësia që të vazhdoja edhe gjimnazin, më pëlqen shumë lënda e TIK dhe kam talent edhe në pikturë.”

 

Mësuesja e biologjisë prej 12 vitesh, Renata Zela shprehet se puna me nxënësit që kanë probleme me dëgjimin dhe të folurin, është një mision më vete.

 

Këta nxënës marrin mësime edhe në tre module shtesë të formimit profesional, zdrukthëtari, rrobaqepësi dhe parukeri.

 

AFERDITA KURUPAJ

MESUESE E PARUKERISE

 

“Prej 10 vitesh punoj me nxënësit në këtë institute, kanë shumë talent, janë të përkushtuar. Unë e bëj me pasion punën time sepse duhet edhe shumë durim.”

 

Nëndrejtoresha e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Evis Gazheli me një eksperiencë prej më shumë se 30 vitesh në mësimdhënie, shprehet se nxënësit i kanë të gjitha mundësitë e nevojshme për të mësuar, e gjithashtu për t’u integruar  e aftësuar për tregun e punës.

 

EVIS GAZHELI

NEN/DREJTORESHE, INND

 

“Aktualisht janë 76 nxënës në ciklin fillor dhe atë të mesëm, kanë ardhur edhe nga rrethet. Këtu janë mundësitë edhe për fjetje, me një kapacitet prej më shumë se 100 shtretërish. Kurrikula është njësoj si në shkollat e tjera por gjithashtu për klasën e 10-të dhe të 11-të orientimi është në teknologji dhe informatikë.”

 

Instituti i Nxënësve që nuk dëgjojnë është themeluar rreth 60 vjet më parë, ai është unik dhe kombëtar ndërsa ofron shërbim falas dhe mundësi akomodimi për nxënësit që vijnë nga rrethet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re